Lidhje

Irani: Nuk do të ketë ndryshime në politikat e jashtme dhe bërthamore


Irani: Nuk do të ketë ndryshime në politikat e jashtme dhe bërthamore
Irani: Nuk do të ketë ndryshime në politikat e jashtme dhe bërthamore

Irani thotë se nuk do të ketë ndryshime në politikat e tij të jashtme dhe bërthamore, pas shkarkimit të Ministrit të Jashtëm Manoçer Motaki.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ramin Meman-parast i bëri komentet sot, një ditë pasi Presidenti Mahmud Ahmadinexhad largoi nga posti zotin Motaki dhe emëroi shefin i energjisë bërthamore Ali Akbar Salehi si Ministër të Jashtëm në detyrë.

Zoti Ahmadinexhad nuk dha arsye për këtë vendim. Por Agjencia Studentore e Lajmeve citoi zotin Meman-parast sipas të cilit ndryshimet në Ministrinë e Jashtme janë një fenomen i natyrshëm.

Zoti Motaki ishte në një udhëtim në Senegal dje dhe nuk dha komente të menjëhershme. Nuk është e qartë nëse zoti Salehi do të shërbejë njëkohësisht edhe si ministër i jashtëm edhe si shef i energjisë bërthamore.

Njoftimi bëhet ndërkohë që Irani përgatitet për bisedimet bërthamore në janar me përfaqësuesit e Grupit 5+1. Sesioni pason bisedimet në Gjenevë në fillim të muajit.

XS
SM
MD
LG