Lidhje

Irani hedh poshtë raportin e DASH


Ministria e Jashtme e Iranit

Ministria e Jashtme e Iranit

Irani ka reaguar edhe këtë vit duke hedhur poshtë raportin e fundit të Departamentit të Shtetit që e identifikon këtë vend si sponsorizuesin kryesor të terrorizmit në botë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane akuzoi aleatin e Shteteve të Bashkuara, Arabinë Saudite si eksponentin kryesor në financimin e aktivitetit terrorist dhe se Uashingtoni bën një sy qorr para mbështetjes së hapur politike e financiare që Riadi u jep aleatëve të tij për këtë fenomen shkaktrrimtar në botë.

Departamenti amerikan i Shtetit nxori të enjten raportin e tij vjetor ku thekson se Irani ka shtuar mbështetjen për ekstremistë palestinezë në Gazë gjatë vitit të kaluar, dhe ka mbështetur Hezbollahun në përpjekjet e tij për të fuqizuar qeverinë e Bashar al-Asadit në Siri.

Raporti i qeverisë amerikane e akuzon Iranin se, përveç përkrahjes për këto grupe, furnizon me armë dhe fonde edhe organizata ekstremiste anti-izraelite si Hamasi.

Irani, nga ana e tij, i doli në mbrojtje përkrahjes që u jep militantëve palestinezë, duke thënë se ata kanë të drejtën t’i bëjnë rezistencë pushtimit izraelit.

XS
SM
MD
LG