Lidhje

Sanksionet çështje kritike në bisedimet me Iranin


Sanksionet kundër Iranit janë një çështje kritike ndërkohë që fuqitë e mëdha zhvillojmë bisedime me Teheranin lidhur me programin e tij të armëve bërthamore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Andre de Nesnera, analizon mundësinë e zbutjes së sanksioneve për Iranin nëse ai plotëson kërkesat e fuqive të mëdha.

Marrëveshja e ndërmjetme parashikon pezullimin e programit bërthamor të Iranit për gjashtë muaj. Ndërkohë, negociatorët do të vazhdojnë bisedimet diplomatike për një plan të përgjithshëm për të siguruar se programi bërthamor i Teheranit do të përdoret për qëllime krejtësisht paqësore.

Si shkëmbim, Irani do të përfitojë atë që ekspertët e konsiderojnë si zbutje modeste të sanksioneve ekonomike dhe financiare ndërkombëtare që kanë penguar ekonominë iraniane.

Joel Rubin, ekspert për Iranin në fondacionin për sigurinë ndërkombëtare Ploughshares Fund, thotë se marrëveshja e ndërmjetme përmban koncesione të rëndësishme për Iranin që do të vëzhgohet me kujdes nga fuqitë botërore.

“Të eliminohet 20 përqind e uraniumit të pasurar. Së dyti, të ndërpritet ndërtimin i objektit Arak të plutoniumit. Dhe së treti, të shtohen inspektimet e infrastrukturës bërthamore deri në inspektime të përditëshme për të parë se çfarë zotërojnë iranianët dhe për të përcaktuar se çfarë masash duhen marë. Këto janë tri kërkesat kryesore të Perëndimit”.

Ndërsa bisedimet u zvarritën për vite, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, i vendosën sanksione Iranit për ta detyruar të kufizonte pasurimin e uraniumit që mund të shërbejë për përdorime civile dhe ushtarake, por Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mendojmë ndryshe.

Gary Hufbauer, ekspert i sanksioneve në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, thotë se këto masa kanë bërë që të përgjysmohet eksporti i naftës së Iranit.

“Veç kësaj, sanksionet kanë sjellë edhe ndërprerjen e veprimeve financiare mes shumë bankave të mëdha të Iranit dhe pjesës tjetër të botës. Ato nuk lejohet të kryejnë veprime financiare nëpërmjet sistemit ‘SWIFT’, një mekanizëm ndërbankar me qendër në Bruksel për transaksionet ndërbankare. Kjo masë pengon shit-blerjen e mallrave”.

Si rezultat i këtyre sanksioneve, inflacioni dhe papunësia janë ngritur ndjeshëm dhe vlera e monedhës iraniane, rial, ka rënë së tepërmi.

Ekspertetët thonë se ngjarja kryesore politike e disa muajve të fundit ka qënë zgjedhja e Hassan Rouhanit si president i Iranit, një person që mbështet angazhimin me Perëndimin, i cili bëri fushatë me moton e mëkëmbjes së ekonomisë së vendit. Gary Hufbauer beson se sanksionet perëndimore luajtën rolin e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.

“Për mua, sanksionet patën ndikim në zgjedhjen e Rouhanit. Ato patën një rol edhe më të madh, pasi e detyruan Iranin të ulet në tryezën e bisedimeve. A u zgjidhën të gjitha problemet? Absolutisht jo, por mund të them se kjo është marrëveshja e parë e rëndësishme në 20 vjet. Është një arritje e rëndësishme dhe saksionet e kanë çuar mjaft përpara dialogun diplomatik”.

Hufbauer thotë se marrëveshja e ndërmjetme parashikon heqjen për gjashtë muaj të disa prej sanksioneve, me kusht që Irani t’i përmbahet marrëveshjes. Zyrtarët amerikanë thonë se pezullimi i sanksioneve është i përkohshëm, i kufizuar dhe prapsueshëm. Ata thonë gjithashtu se pjesa më e madhe e saksioneve ndërshkuese mbeten në fuqi.
XS
SM
MD
LG