Lidhje

Irani shënon Ditën e Ushtrisë

  • Zëri Amerikës

Irani shënoi sot Ditën e Ushtrisë me një paradë të madhe ushtarake në Teheran. Në fjalimin e tij gjatë ceremonisë, Presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se ushtria iraniane do t’i bënte armiqtë të pendoheshin në se ata ndërmerrnin ndonjë agresion ose akt tjetër dashakeq ndaj territorit iranian.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk e kanë përjashtuar mundësinë e veprimeve ushtarake për të detyruar Iranin të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, për të cilin perëndimi beson se synon prodhimin e armës bërthamore. Teherani e mohon këtë akuzë, duke thënë se programi bërthamor ka synime paqësore si prodhimi i energjisë elektrike apo për qëllime mjekësore.

XS
SM
MD
LG