Lidhje

Irani shenon përvjetorin e parë të zgjedhjeve të debatuara

  • Zëri Amerikës

Kryeqyteti i Iranit, Teherani, ishte i qetë sot, në një vjetorin e zgjedhjeve të diskutuara presidenciale të 12 qershorit.

Grupet e opozitës kishin planifikuar që të përkujtonin këtë përvjetor me mitingje, por organizuatorët i anulluan planet për dy demostrata të mëdha, nga kërcënim i policisë që do të ndërhynte për t’i shpërndarë.

Agjencitë e lajmeve njoftuan një prani të madhe të forcave të sigurisë në Teheran, por pa patur shenja të protestuesve.

Gjithsesei, mbrëmjen e djeshme, u dëgjuan njerëz që thërrisnin në errësirë frazën “ allahu është i madh”, një frazë që shoqëroi lëvizjen e opozitës.

Mir Hosein Musavi, një kandidat i pasuskeshsëm në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar , i cili është dhe udhëheqësi i opozitës, tha se protestuesit do të vazhdojnë betejën e tyre kundër qeverisë.

Në vitin 2009, aktivistët e opozitës dolë në rrugë për të denoncuar rezultatin zyrtar të zgjedhjeve që shpallte rizgjedhjen e presidenti Ahmadinexhad.

Autoritet iraniane i shtypën demonstrata dhe arrestuan mijëra njerëz.

XS
SM
MD
LG