Lidhje

Irani thotë se ka rrëzuar një avion amerikan pa pilot


Irani thotë se ka rrëzuar një avion amerikan pa pilot
Irani thotë se ka rrëzuar një avion amerikan pa pilot

Media iraniane njoftoi se forcat e armatosura të Iranit rrëzuan një avion spiun amerikan pa pilot pasi sipas tyre kishte shkelur hapësirën ajrore iraniane.

Njoftimet citojnë zyrtarë të ushtrisë të thonë se avioni spiun nuk është dëmtuar rëndë dhe është në duart e ushtrisë iraniane.

Media iraniane thotë se ushtria e rrëzoi avionin amerikan në lindje të vendit, por në njoftime nuk thuhet kur ka ndodhur incidenti.

Aleanca e Natos tha se operatorët humbën kontrollin e avionit pa pilot që po fluturonte me një mision mbi Afganistanin perendimor javën e kaluar. Aleanca tha sot se avioni të cilit i referohet Irani mund të jetë avioni i humbur pasi zyrtarët e Natos nuk e kanë përcaktuar ende vendndodhjen e tij.

Në korrik, media shtetërore iraniane citoi një ligjvënës iranian që tha se Irani kishte rrëzuar një avion spiun amerikan pranë objektit bërthamor në Fordu, por Garda Revolucionare më pas e mohoi njoftimin.

XS
SM
MD
LG