Lidhje

Irani vazhdon kërcënimet për mbylljen e ngushticës së Hormuzit


Irani vazhdon kërcënimet për mbylljen e ngushticës së Hormuzit
Irani vazhdon kërcënimet për mbylljen e ngushticës së Hormuzit

Irani vazhdon me kërcënimet për mbylljen e ngushticës së Hormuzit. Zyrtarët iranianë paralajmëruan se do të mbyllin pikën strategjike të kalimit të naftës në botë nëse Perëndimi vendos sanksione ndaj eksporteve të naftës nga Irani.

Shtetet e Bashkuara thanë se do t’i pëgjigjen me forcë çdo bllokade të vendosur nga Irani. Ndërkohë, Irani i ka hedhur poshtë paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara kundër mbylljes së ngushticë së Hormuzit. Në qendër të këtyre polemikave janë kapacitetet bërthamore të Iranit.

Më shumë se një e treta e naftës në botë rrjedh nëpër këtë korridori të ngushtë të quajtur ngushtica e Hormuzit.

Por tani, kanali po shfrytëzohet si një mjet negocimi në një luftë kërcënimesh e cila vazhdon të intensifikohet. Pentagoni ka thënë se nuk do të tolerojë asnjë ndërprerje të dërgesave të naftës nga iranianët në ngushticën e Hormuzit. Flota e Pestë Detare e Shteteve të Bashkuara me bazë në Bahrein i tha Zërit të Amerikës se është e gatshme t’i përgjigjet “veprimeve keqdashëse” për të siguruar lirinë e lundrimit në këtë ngushticë.

Ndërkohë, agjencia iraniane e lajmeve Fars ka cituar komandantin e Gardës Revolucionare të ketë thënë se Irani mund të zbatojë “strategjitë e veta mbrojtëse.”

Kërcënimet vijnë në një kohë kur marina iraniane është duke zhvilluar stërvitje ushtarake pranë ngushticës së Hormuzit duke e bërë të pashmangshme afërsinë me luftanijet amerikane. Leilaz Saeed, një analist politik i cili punon në Teheran, thotë se kjo e zmadhon kërcënimin:

“Dy vjet më parë, Udhëheqësi Suprem i Iranit urdhëroi Gardën Revolucionare të mbrojë ngushticën e Hormuzit. Por, tani forcat e rregullta detare po kryejnë stërvitje ushtarake atje.”

Kërcënimet ndodhin ndërsa së shpejti ministrat e Bashkimit Evropian do të vendosin për një bojkot të naftës iraniane, në përgjigje të programit bërthamor të këtij vendi. Irani thotë se programi i tij i pasurimit të uraniumit është për qëllime civile.


Patrick Clawson është studiues i çështjeve të Iranit në Institutin Uashington. Ai thotë:

“Përpjekja për mbylljen ngushticës së Hormuzit nuk është veprim i mençur për Iranin. Kjo është në kundërshtim me interesat e tyre, sepse ky veprim do të dëmtonte të ardhurat e tyre, do të bashkonte të gjitha vendet importuese të naftës kundër tyre dhe do të sillte një numër të madh të forcave detare për të vepruar kundër asaj që Irani është duke bërë.”

Por duke pasur parasysh veprimet e fundit të Iranit, Clawson thotë se mbyllja e ngushticës është një mundësi reale. Nëse kjo ndodh, nafta ndoshta mund të shmang ngushticën nëpërmjet një tubacioni i cili do të kalonte përmes Emirateve të Bashkuara Arabe. Megjithatë, mund të marrë disa javë për të gjetur një zgjidhje alternativa.

Ndërkohë, kjo ka patur ndikim të madh në çmimet e naftës. Të mërkuren çmimet u ulën pas një rritje që pësuan ditë më parë, por analistët thonë se situata mund të shkaktojë paqëndrueshmëri të çmimeve që mund të vazhdojë në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG