Lidhje

Irani vendos në funksionim centralin e parë bërthamor

  • Zëri Amerikës

Irani vendos në funksionim centralin e parë bërthamor

Irani vendos në funksionim centralin e parë bërthamor

Inxhinierët në Iran kanë filluar të mbushin me karburant centralin e parë bërthamor të vendit, ndërkohë që zyrtarët kanë deklaruar një fitore politike mbi ata që janë përpjekur të ndalin aktivitetin bërthamor në Iran.

Centrali në qytetin jugor Bushehr u ndërtua dhe po furnizohet me karburant me ndihmën e Rusisë. Vënia e tij në punë u ndoq nga afër nga inspektorë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Shefi i Agjencisë Iraniane për Energjinë Bërthamore Ali Akbar Salehi e përshëndeti këtë arritje përballë atyre, që ai i cilësoi si presione, sanksione dhe vështirësi të shkaktuar nga Perëndimi.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Darby Holladay tha se Uashington nuk e konsideron këtë central si një problem për përhapjen e armëve bërthamore, pjesërisht si rezultat i angazhimit rus.

Shumë vende i konsiderojnë veprimtaritë bërthamore të Iranit si përpjekje për të prodhuar armë bërthamore. Irani këmbëngul se teknologjia ekziston për synime paqësore.

XS
SM
MD
LG