Lidhje

Irak: Dy sulme të veçanta vetëvrasëse shkaktojnë të paktën 46 të vrarë


Irak: Dy sulme të veçanta vetëvrasëse shkaktojnë të paktën 46 të vrarë
Irak: Dy sulme të veçanta vetëvrasëse shkaktojnë të paktën 46 të vrarë

Zyrtarët në Irak thonë se dy sulme të veçanta vetëvrasëse me bombë shkaktuan të paktën 46 të vrarë sot mes një grupi të milicisë kundër al-Kaidës. Zyrtarët thanë se një person vetëvrasës hodhi veten në erë sot në mëngjes në Radwanija, në një zyrë të milicisë suni të mbështetur nga qeveria, që njihet si Bijtë e Irakut, një distrikt kryesish suni në jugperëndim të Bagdadit. Shpërthimi shkaktoi 43 të vrarë dhe 40 të plagosur.

Policia tha se një tjetër autor sulmi me bombë shkaktoi të paktën 3 të vrarë në një takim të udhëheqësve lokalë të milicisë suni në qytetin Qaim, pranë kufirit sirian. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Që nga marsi, kur u zhvilluan zgjedhjet parlamentare në Irak nga të cilat nuk doli asnjë fitues me shumicë votash, në Bagdad është shtuar së tepërmi dhuna. Zyrtarët e sigurisë fajësojnë al - Kaidën në Irak për sulmet, duke shtuar frikën se pasiguria politike në vend po nxit dhunën kryengritëse.

XS
SM
MD
LG