Lidhje

Irak: Dhjetra të vrarë nga millitantët e ISIS


Terroristët e Shtetit Islamik vranë të paktën 35 persona dhe plagosën dhjetra të tjerë të enjten në mbrëmje në një sulm ndaj një vendi të shenjtë Shiit në veri të Bagdadit, thanë të premten zyrtarët irakianë të sigurisë.

Sulmi vetëvrasës me disa autorë, me armë zjarri dhe mortaja u krye disa ditë pasi qindra vetë u vranë dhe u plagosën në një sulm në një sulm ndaj një qendre tregëtare të populluar, sulmi më vdekjeprurës me bomba në historinë e Irakut.

Sulmi ndaj objektit të shenjtë në Balad, 75 kilometra në veri të Bagdadit, filloi me zjarr mortajash dhe më pas tre militantë të Shtetit Islamik mbërritën dhe filluan të qëllonin njerëzit që ishin brenda.

Më pas, dy nga autorët hodhën veten në erë në një treg pranë objektit të shenjtë. Një person tjetër u vra nga piolicia para se hidhte veten në erë.

Ndërkohë, Kryeministri irakian Haider al-Abadi ka shkarkuar kreun e sigurisë në Bagdad dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë pas sulmit masiv të së dielës në kryeqytet.

XS
SM
MD
LG