Lidhje

Dhjetra të vrarë në disa sulme në Irak


Një valë bombardimesh ka goditur kryeqytetin irakian, duke vrarë të paktën 24 persona dhe duke plagosur 66 të tjerë.

Shpërthimet që ndodhën sot në një lagje kryesisht shiite të Bagdadit ishin kryesisht të shkaktuara nga bombat.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në rajonin qendror të Sadiras, ku një makinë-bombë shpërtheu në një treg, duke varrë të paktën 4 persona. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Kombet e Bashkuara thonë se këtë vit në Irak janë vrarë më tepër se 7 mijë e 500 persona, shumica e tyre civilë. Kjo shifrë është më tepër se sa dyfishi i shifrës së vitit të kaluar dhe më e larta që nga viti 2008.
XS
SM
MD
LG