Lidhje

Të paktën 28 të vrarë në Irak


Të paktën 28 vetë janë vrarë dhe 65 janë plagosur nga bombat, sot në kryeqytetin e Irakut.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në zonën e al-Shaabit në veri të Bagdadit ku zyrtarët thanë se autorja e një sulmi vetëvrasës aktivizoi eksplozivë në një treg.

Një sulm tjetër, një shpërthim me makinë bombë, goditi lagjen Rashid në pjesën jugore të qytetit.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Gjatë javës së kaluar, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një valë sulmesh brenda dhe përreth Bagdadit që shkaktuan vdekjen e 100 personave.

XS
SM
MD
LG