Lidhje

Irak: 7 të vrarë nga një makinë bombë në Falluxha

  • Zëri Amerikës

Policia irakiane tha se një bombë shpërtheu në një rrugë plot me njerëz në qytetin Falluxha, në perëndim të vendit, duke shkaktuar të paktën 7 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur.

Policia tha se bomba shpërtheu sot në mëngjes afër një postblloku të ushtrisë, ndërsa një grup punëtorësh ishin mbledhur për të kërkuar punë.

Fallujah ndodhet në provincën Anbar, ku aktet e dhunës kanë qënë relativisht të pakta që kur udhëheqësit militantë suni u vunë kundër al-Kaidës në vitin 2006 për të ndihmuar forcat amerikane dhe ato irakiane në luftën kundër kryengritësve.

Ky shpërthim ndodh ndërkohë që në Irak po numërohen votat nga zgjedhjet parlamentare të 7 marsit.

Dje, zëdhënësi i komisionit qëndror të zgjedhjeve, Qassem al Abboudi premtoi që 60 për qind të votave të numëroheshin deri sot.

Rezultatet paraprake tregojnë se koalicioni i kryeministrit Nuri al-Maliki ka fituar më shumë vota në Bagdat dhe në 3 provinca me popullsi kryesisht shiite, përfshirë edhe provincën Basra të pasur me naftë.

XS
SM
MD
LG