Lidhje

34 të vrarë nga sulmet me bomba në Bagdad


Zyrtarët e sigurisë në Irak, thonë se një sërë sulmesh me bomba në Bagdad kanë shkaktuar vdekjen e 34 personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Në sulmin e parë sot, një person kreu një sulm vetëvrasës duke aktivizuar eksplozivë në një rrugë të ngarkuar, duke vrarë të paktën 22 vetë dhe plagosur dhjetra të tjerë.

Pak pas sulmit të parë, dy bomba shpërthyen në një zonë tregëtare duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 vetëve.

Një bombë e tretë në kryeqyetin irakian shkaktoi vdekjen dhe plagosjen e disa vetëve.

XS
SM
MD
LG