Lidhje

Irak: Tri shpërthime, gjashtë të vrarë mes tyre një fëmijë


Irak: Tri shpërthime, gjashtë të vrarë mes tyre një fëmijë
Irak: Tri shpërthime, gjashtë të vrarë mes tyre një fëmijë

Tre shpërthime sot në Irakun verior shkaktuan 6 të vrarë, mes tyre edhe një fëmijë.

Në një prej sulmeve, policia tha se një bombë në anë të rrugës shpërtheu rreth 80 kilometra në jug të Mosulit, duke vrarë 2 policë dhe një ushtar.

Në sulmin e dytë, një bombë po në anë të rrugës kishte në shënjestër një patrullë të ushtrisë irakiane dhe shpërtheu rreth 25 kilometra në jug të Mosulit, duke vrarë një fëmijë dhe një ushtar.

Shpërthimi i tretë ndodhi në Falluxhah, rreth 50 kilometra në perëndim të Bagdatit. Policia tha se dy bomba shpërthyen afër shtëpisë së një ish polici, duke vrarë një grua.

Sulmet e kryengritësve vazhdojnë të jenë të zakonshme në disa zona të Irakut, megjithëse akte të tilla dhune ka rënë ndjeshëm që kur arritën kulmin në periudhën 2005-2007.

XS
SM
MD
LG