Lidhje

Irak, sulme me bombë në Ditën e Ashures


Iraku është në gjendje gatishmërie të lartë pas një seri bombash që kishin në shenjestër pelegrinët shiitë që shkojnë në qytetin e Kerbalas për kremtimet vjetore të Ashures.

Ekstremistët islamikë suni morën përgjegjësinë sot për sulme në Bagdat që lanë 23 të vrarë. Kryengritësit thanë se megjithë masat e forta të sigurisë, ata kishin arritur të kryenin sulmet kundër “aktivitetit më të madh të të pafeve”.

Autoritetet irakiane thanë se tre shpërthime me bomba lanë 10 të tjerë të vrarë sot, përfshirë dy ushtarë.

Një zyrtar i policisë irakiane tha se forcat e sigurisë në Bagdat janë në gjendje gatishmërie të lartë për sulme në rrugën 100 kilometërshe drejt Kerbalas. Kremtimet e Ashures, që arrijnë kulmin nesër, kujtojnë vdekjen në shekullin e 7-të të një figure të lartë të shiitëve - nipin e Profetit Muhamet, Husein, që shënon edhe ndarjen mes sektit shiit dhe atij suni.

XS
SM
MD
LG