Lidhje

Sulm me armë kimike në Irak


Grupi Shteti Islamik akuzohet se ka ndërmarrë sulme kimike pranë qytetit irakian të Kirkukut, duke vrarë një vajzë tre vjeçare dhe plagosur 600 persona të tjerë.

Autoritetet thonë se sulmi i fundit ndodhi dje në qytetin e vogël të Tazës që po ashtu u godit nga një valë raketash me lëndë kimike para tre ditësh.

Kryeministri irakian Haider al-Abadi është angazhuar ta ndëshkojë Shtetin Islamik për sulmin e dyshuar me gaz mustard në Taza.

Të plagosurit po vuajnë nga djegie dhe probleme me frymëmarrjen.

XS
SM
MD
LG