Lidhje

Një shpërthim në Bagdat shkakton vrasjen e 21 vetëve


Një grup militantësh që po merrnin pjesë në një trajnim për sulmuesit vetëvrasës në veri të Bagdadit, u vranë kur mësuesi i tyre pa dashje aktivizoi një jelek eksplozivësh gjatë një demonstrimi.

Të paktën 21 militantë u vranë dje në këtë shpërthim të madh i cili alarmoi autoritetet për ekzistencën e këtij kampi rural të trajnimit. Dhjetëra njerëz u arrestuan, duke përfshirë edhe kryengritësit e plagosur të cilët u përpoqën të largoheshin nga vendngjarja.

Militantët i përkisnin rrjetit Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, një grup ekstremist me të cilin kohët e fundit al-Kaida i shkëputi lidhjet për arsye të mos ndjekjes së urdhërave.
Ky grup gjithashtu njihet si Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, apo ISIS.

Militantët po luftojnë për kontrollin e zonave kryesisht suni të Irakut perëndimor, duke e vënë në provë aftësinë e qeverisë irakiane të udhëhequr nga shiitë për të ruajtur sigurinë më shumë se dy vjet pas tërheqjes së trupave amerikane.
XS
SM
MD
LG