Lidhje

Hollande: Franca do dërgojë armë në Irak


Presidenti francez Francois Hollande njoftoi se një sasi e re armësh të rënda do të dërgohet në Irak muajin e ardhshëm, si pjesë e ndihmës ushtarake në luftën kundër Shtetit Islamik.

Por zoti Hollande përjashtoi çdo mundësi për dërgimin e forcave tokësore në Irak ose në Siri.

Duke folur me gazetarët pas një takimi të ngutshëm për çështjet e sigurisë, Presidenti Hollande theksoi natyrën ndërkombëtare të luftës kundër ISIS-it, duke thënë se edhe pse Franca u sulmua më 14 korrik, ishte bota ajo që u vu në shënjestër.

Zoti Hollande paraqiti gjithashtu plane për të shtuar forcat e sigurisë edhe me 10,000 trupa për të "mbrojtur tubimet dhe festimet publike" në Francë.

XS
SM
MD
LG