Lidhje

Iraku urdhëron ndërprerjen e internetit


Kompania që menaxhon një rrjet ndërkombëtar Interneti thotë se qeveria e Irakut urdhëroi dy ndërprerje të mëdha të internetit javën e kaluar.

Kompania menaxhuese e rrjetit Renesys thotë Ministria irakiane e Komunikacioneve urdhëroi ndërprerjet, njëra nga të cilat zgjati më shumë se tre orë.

Ndërprerjet përkonin me operacionet ushtarake të Irakut dhe u bënë për shkak të shqetësimeve se militantët islamikë përdornin internetin për të koordinuar sulmet e tyre.

Ndërprerjet e Internetit prekën provincat Ninava, Kirkuk, Salaheddin dhe Anbar.

Militantët e organizatës Shteti islamik i Irakut dhe Levanti, ose Isil, kontrollojnë Mosulin, qyteti i dytë më të madh të Irakut, dhe kanë përparuar deri në distancën 90 kilometra nga Bagdadi.
XS
SM
MD
LG