Lidhje

Gjehen trupat e 18 viktimave të rrëmbimit në veri të Bagdadit


Zyrtarët irakianë thonë se kanë gjetur trupat e 18 viktimave të rrëmbimit në veri të Bagdadit.

Sipas njoftimeve, të gjitha viktimat ishin ekzekutuar, pak orë pasi ishin rrëmbyer. Kufomat u gjendën në një fushë pranë qyteteve të Mishahdës dhe Tarmiyahit.

Persona të armatosur që ishin paraqitur si zyrtarë të ushtrisë i kishin marrë burrat nga shtëpitë e tyre dje dhe sot herët në mëngjes. Nuk ishte e qartë se kush i kishte organizuar sulme të tilla.

Mes viktimave ishin një polic dhe një zyrtar i ushtrisë dhe të paktën një komandant fisnor.

XS
SM
MD
LG