Lidhje

Irak: 23 të vrarë nga një valë bombardimesh


Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet

Autoritetet irakiane thanë se një valë bombardimesh në të gjithë vendin kanë lënë të paktën 23 viktima, gjatë asaj që duket të jetë një përpjekje e fundit nga ana e militantëve për të dëmtuar besimin tek forcat e sigurisë.

Në sulmin e sotëm vdekjeprurës, kryengritësit vunë nën shënjestër disa shtëpi në qytetin e Musaibit, në jug të Bagdadit, duke vrarë shtatë persona.

Në rrethin Karrada të Bagdadit, një makinë bombë shpërtheu pranë një grupi pelegrinësh shiitë, që ishin duke udhëtuar drejt qytetit të shenjtë të Qerbelasë për të respektuar traditat fetare shiite. Në këtë shpërthim u vranë 5 persona.

Sulme me bomba vranë gjithashtu katër policë në qytetin verior të Kirkukut, një oficer në qytetin fqinj të Khormato Tuzit, dhe dy persona të tjerë në qytetin qendror të Hillahit.

Askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmet.

XS
SM
MD
LG