Lidhje

Irak: Një sërë sulmesh nga grupi Shteti Islamik


Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një seri sulmesh vetëvrasëse me bombë në kryeqytetin irakian, që shkaktuan të paktën 21 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur.

Sulmet u kryen sot në rajonin Bab al-Sharji dhe në sheshin al-Wathba, dy lagje me shumicë shiite në qendër të Baghdadit. Mes viktimave kishte civilë dhe policë. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet.

Iraku po përjeton krizën më të rëndë që nga tërheqja në vitin 2011 e trupave amerikane. Militantët e ISIS-it kanë nën kontroll rajone të mëdha në veri dhe në perëndim të vendit, përfshirë Mosulin, qyteti i dytë më i madh irakian, si dhe pjesën më të madhe të provincës perëndimore Anbar.

Trupat irakiane kanë patur mbështetjen e sulmeve ajrore të koalicionit nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, por e kanë patur tepër të vështirë të shënojnë përparim, në kushtet kur Shteti Islamik ruan kontrollin e territorit, përfshirë disa qytete kryesore.

XS
SM
MD
LG