Lidhje

I dërguari amerikan: ISIS "i bllokuar" në Mosul


Forcat irakiane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara thonë se luftëtarët e Shtetit Islamik janë bllokuar perëndim të Mosulit.

Ushtria irakiane ka rrethuar Mosulin dhe ka tani nën kontroll rrugën e fundit në dalje të qytetit.

I dërguari amerikan Brett McGurk tha sot se “ISIS është bllokuar. Të gjithë luftëtarët që kanë mbetur në Mosul, do të vdesin atje”.

Forcat irakiane me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara po hyjnë më në thellësi të Mosulit për të marrë pozicionet që ende janë në duart e ekstremistëve të grupit Shteti Islamik.

Gjeneral Majori irakian Maan al-Saadi i tha agjencisë franceze të lajmeve se “rreth me shumë se një e treta” e Mosulit perëndimor është nën kontrollin e njësive irakiane.

Që kur filloi ofensiva e qeverisë në pjesën perëndimore të qytetit më 19 shkurt, Shtetet Bashkuara dhe komandantët irakianë kanë përshkruar një rezistencë të ashpër të Shtetit Islamik, ndërsa ky grup ekstremist përpiqen të mbajnë nën kontroll zonën më të fundit të rëndësishme urbane në vendin e shkatërruar nga lufta.

XS
SM
MD
LG