Lidhje

Obama: SHBA do të shtojnë ndihmat për forcat irakiane


Presidenti Barack Obama tha sot se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që lufton kundër militantëve të shtetit islamik është pa një "strategji të plotë." Ai la të kuptohet se pengesa kryesore për këtë është numri i pamjaftueshëm i forcave të sigurisë të rekrutuara në Irak.

Zoti Obama tha se "ne ende nuk kemi një strategji të plotë, pasi kjo kërkon angazhime nga ana e irakianëve." Ai i bëri komentet pas takimit të G7-s në Gjermani, gjatë të cilit ai pati bisedime edhe me Kryeministrin e Irakut Haider al-Abadi.

"Të gjitha vendet në koalicionin ndërkombëtar janë të gatshme që të bëjnë më shumë për të trainuar forcat irakiane të sigurisë," shtoi zoti Obama.

Bisedimet vijnë më pak se një javë pasi zoti Abadi kërkoimë shumë ndihmë nga anëtarët e koalicionit, i cili që prej një viti kryen sulme ajrore në mbështetje të ushtrisë irakiane.

XS
SM
MD
LG