Lidhje

Forcat irakiane pranë fitores në Ramadi


Forcat irakiane po luftojnë me militantët e fundit të Shtetit Islamikë të ngujuar në qendër të Ramadit, një qytet i rëndësishëm që ata e humbën shtatë muaj më parë gjatë një ofensive të papritur të grupit ekstremist.

Luftimet për rimarrjen e Ramadit, kryeqendër e provincës Anbar, kanë hyrë në ditën e tretë dhe sot pati beteja të ashpra rreth një kompleksi qeveritar të qytetit.

Zyrtarët ushtarakë irakianë thonë se terroristët po përpiqen të ngadalësojnë përparimin e forcave irakiane, duke përdorur shpërthimet vetëvrasëse, minat dhe snajperët. Sipas zyrtarëve, ISIS-i po përdor edhe civilët si mburoja njerëzore.

Më shumë se 100 ekstremistë besohet se janë ngujuar në qendër të qytetit.

Ushtria irakiane tha se forcat e saj pritet ta marrin qytetin brenda disa ditëve.

XS
SM
MD
LG