Lidhje

Irakianët marrin Ramadin, dëbojnë ISIS


Zyrtarët e ushtrisë irakiane thanë se kanë çliruar Ramadin nga militantët e Shtetit Islamik. Forcat irakiane po kontrollojnë rrugët e qytetit duke kërkuar për eksplozivë dhe kurtheve të tjera që mund të jenë vendosur nga militantët e Shtetit Islamik.

Forcat irakiane ngritën flamurin mbi kompleksin qeveritar në qytetin e Ramadit, tha një zëdhënës u ushtrisë sot, një ditë pasi ushtria shpalli fitore mbi luftëtarët e Shtetit Islamik atje.

“Qyteti i Ramadit është çliruar. Forcat irakiane kundër terrorizmit kanë ngritur flamurin mbi kompleksin qeveritar në Anbar. Ne do të çlirojmë qytetet e marra ashtu si kemi bërë në Jurf al-Nasr, Amerli, Dhiluiya, Tikrit dhe Baiji”, thagjenerali Yahya Rasool.

Fitorja në Ramadi është triumfi i parë madhor për forcat irakiane të stërvitura nga Shtetet e Bashkuara që kur u sprapsën nga mësymjet e militantëve të Shtetit Islamik 18 muaj më parë. Trupatpërparuan drejt qendrës së kompleksit qeveritar pasi siguruan zonën të dielën. Militantët e Shtetit Islamik e kishin marr[ëqytetin – qendra e provincës Anbar – në muajin maj.

Forcat irakiane thanë se mbeten ende zona të xhihadistëve në qytet. Autoritetet thanë megjithatë se trupat nuk u përballën me rezistencë që kur xhihadistët u larguan të dielën. Nuk ka patur njoftime për viktima.

Nuk është ende e qartë se sa civilë janë në qendër të Ramadit, 100 kilometra në perëndim të Bagdatit. Por një zëdhënës irakian tha se shumica e banorëve janë strehuar në një spital aty pranë.

Pas disa muaj përgatitjesh, forcat irakiane të mbështetura nga sulmet ajrore amerikane hyjnë në qytet javën e kaluar në një përpjekje të përqëndruar për të rimarrë qytetin nga luftëtarët e Shtetit Islamik.

Ushtria amerikane tha se ka kryer të paktën 29 sulme ajrore mbi objektivat e Shtetit Islamik javën e kaluar, me më shumë objektiva në shënjestër të dielën.

XS
SM
MD
LG