Lidhje

7 të vrarë nga një sulm vetë-vrasës në Irak


Në Irakun e veriut një njeri me makinë-bombë vrau të paktën shtatë vetë. Ai e afroi makinën me lëndë plasëse pranë një pike të kontrolli në veriperëndim të qytetit Kirkuk dhe aktivizoi eksplozivin. Zyrtarët thonë se të paktën 11 vetë u plagosën dhe se askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Iraku ka përjetuar dhunën më të rëndë në vitet e fundit, si pasojë e pakënaqësisë së përhapur mes pakicës suni si dhe e luftës civile në Sirinë fqinje.
XS
SM
MD
LG