Lidhje

Shpërthime vetëvrasëse në Irak


Një seri shpërthimesh vetëvrasëse la të paktën 24 vrarë dhe 60 të plagosur në të gjithë Irakun.

Disa nga shpërthimet kishin në shënjestër trupat irakiane dhe ato paraushtarake.

Një shpërthim goditi një pikë kontrolli në verilindje të Bagdadit, ndërsa një tjetër bombë shpërtheu në veri të kryeqytetit në Mashahdeh ku ndodhej një grup luftëtarësh pro-qeveritarë.

Në jug, një person aktivizoi lëndë shpërthyese në një restorant që frekuentohej nga pjestarë të milicisë në qytetin Nassiriyah, ndërsa një tjetër goditi qytetin e Basrës.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por militantët e Shtetit Islamik kanë përdorur shpesh shpërthimet vetëvrasëse kundër forcave irakiane të sigurisë.

XS
SM
MD
LG