Lidhje

Irak: 4 të vrarë në sulm vetëvrasës


Një autor sulmi vetvrasës hodhi në erë një makinë të mbushur me lëndë shpërthyese në një postobllok ushtarak në Irak, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 4 personave dhe plagosjen e 12 të tjerëve.

Sulmi i sotëm ndodhi në Taji, rreth 20 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdat. Të paktën dy ushtarë ishin mes të vrarëve.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, i dyti i këtij lloji brënda dy ditëve të fundit në Taji. Të dielën një autor sulmi vetvrasës i cili kishte si objektiv forcat e mbështetura nga qeveria, vrau të paktën 22 veta.
XS
SM
MD
LG