Lidhje

Pentagoni: ISIL po kërcënon Bagdadin


Militantët suni të vendosur për të krijuar një shtet islamik po shtojnë trysninë e tyre ndaj Bagdatit. Kjo ka bërë që udhëheqësit irakianë të kërkojnë ndihmë kudo, edhe nëse u duhet t'u kthejnë shpinën Shteteve të Bashkuara.

Në qiellin e Bagdatit ka shenja shprese, jo nga Shtetet e Bashkuara por nga Rusia.

“Mund të konfirmoj se avionët luftarakë do të përdoren kundë ISIL gjatë ditëve që pasojnë në luftë kundër terrorizmit,” thotë Gjeneral Lejtnanti irakian Anwar Hamma.

Për javë të tëra zyrtarët irakianë janë ankuar për mungesën e sulmeve ajrore amerikane kundër militantëve. Ambasadori irakian në Uashington, Lukman Faily, nuk shpreh keqardhje.

“Kemi nevojë për të mbushur zbaztinë që egziston. Nëse Amerika nuk e plotëson, atëherë kushdo që është në gjendje, përfshi Rusinë, janë të mirëpritur.”

Siguria e Bagdatit dhe zonave përreth është një shqetësim në rritje dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë e pranojnë se Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit përbëjnë problem thjesht me praninë e tyre. Zëdhënësi i Pentagonit, Admirali John Kirby:

“Vazhdojmë të shohim se ISIL po i bën presion Bagdatit nga veriu dhe perëndimi dhe nuk heq dorë.”

Organizata terroriste vazhdon të tregojë forcën e saj përgjatë kufirit me Sirinë ku tregoi armët që kishin kapur...ndërkohë që një regjistrim audio i udhëheqësit të saj në internet, u bënte thirrje myslimanëve që t’i bashkoheshin kaliftatit të tij të vetshpallur. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby:

“Ata kanë deklaruar kalifatin por kjo nuk do të thotë se do të bëhet.”

Megjithatë, Uashingtoni nuk po e nënvlerëson situatën, duke thënë se 300 trupa të reja në Bagdat do të kenë mbështetjen e aeroplanëve të telekomanduar dhe helikopterëve Apache për të mbrojtur ambasadën, objektet në aeroportin e Bagdatit dhe personelin.

Për sa i përket akuzave të Irakut se Uashingtoni nuk po bën sa duhet, zyrtarët e Pentagonit thonë se këshilltarët ushtarakë amerikanë po vlerësojnë kërcënimet dhe nevojat e Irakut dhe se Iraku mund të bisedojë me kë të dojë për aq kohë sa ato vende nuk i ndezin më tej tensionet sektare.

XS
SM
MD
LG