Lidhje

Entuziasmi i disa trupave amerikane që kthehen nga lufta në Irak

  • Elizabeth Li

Entuziasmi i disa trupave amerikane që kthehen nga lufta në Irak

Entuziasmi i disa trupave amerikane që kthehen nga lufta në Irak

Me përqafime dhe puthje u mirëpritën ushtarët e Gardës Kombëtare në Uashington kur ata u kthyen këto ditë në atdhe mbas misionit në Irak. Është hera e parë që ata shikuan familjet në thuajse një vit. Momenti që ata kishin ëndërruar, më në fund erdhi.... dhe për shumë prej këtyre ushtarëve, pritja ishte më e mirë se sa kishin imagjinuar.

“Mendova se nga autobuzi, do të hipja në një makinë e do të shkoja në shtëpi, por më vjen mirë që po shikoj kaq shumë njerëz”.

Rreshteri Terrance Smith nuk e priste kurrë një mikëpritje të tillë. Gruaja dhe vajza e tij 7 vjeç kishin 11 muaj që e prisnin, që kur ai u nis për në Irak.

“Mendoja se do të isha më e qetë, më e përmbajtur, por sapo e pashë, e ndjeva më shumë se sa më kishte marrë malli.”

Rreshteri Smiti u largua nga Iraku ndërsa ai vend zhvilloi zgjedhjet e dyta parlamentare që nga rrëzimi i Sadam Hyseinit në vitin 2003.

“Nga ajo që pashë, mendoj se jemi gati të tërhiqemi nga Iraku. Mendoj se irakianët janë gati të marrin përgjegjësitë. Njësia ime punonte me vendasit, dhe mendoj se ata janë kopetentë dhe gati për këtë kalim. Ata duan të merrin kontrollin e vendit të tyre”.

Por përpara se irakianët të marrin kontrollin e plotë, ata kanë nevojë për një qeveri të stabilizuar. Ndoshta do të duhen muaj përpara se të formohet kabineti i ri. Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në vitin 2005, u deshën 5 muaj që të krijohej qeveria e re. Zyrtarët e Pentagonit thonë se 96 mijë trupa amerikane janë aktualisht në Irak, dhe do të qëndrojnë atje edhe gjatë tranzicionit. Kur kalimi paqësor i pushtetit të ketë përfunduar, Shtetet e Bashkuara janë gati të tëheqin një numër të mëdha forcash.

Shumë prej këtyre ushtarëve e konsiderojnë veten me fat që u larguan nga Iraku.

“Jam shumë i emocionuar. Mezi prisja të kthehesha në shtëpi”.
Këta burra e gra ushtarë mund të jenë kthyer nga Iraku, por disa prej tyre jo për një kohë të gjatë. Ata do të dislokohen sërish. Destinacioni: Afganistan.

I fejuari i Loren Teilorit, rreshteri Kristofer Miller, është një prej ushtarëve që presin të shkojnë në Afgansitan.

“Unë e mbështes atë, sepse ai mbështet vendin e tij dhe unë e mbështes në çdo gjë që ai bën”.

Miller thotë se fillimisht ai do të pushoj për ca kohë.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar, jam i lumtur që jam në shtëpi”.

Dhe ai është në shtëpi për ditën e dasmës, në 23 prill.

Dita e tërheqjes për shumë trupa amerikane në Irak, është ende një vit larg: fundi i vitit 2011. Ky është afati i fundit që Presidenti Barak Obama ka thënë se do të bëhet tërheqja e plotë e trupave nga Iraku. (ze)

XS
SM
MD
LG