Lidhje

Ushtarët amerikanë fillojnë misionin në Irak


Këshilltarët e parë ushtarakë, nga rreth 300 që Presidenti amerikan Barak Obama ka vendosur t’i dergojë në Irak për të ndihmuar Bagdadin në luftimin e militantëve suni, kanë filluar misionin e tyre të vlerësimit të situatës në Irak.

Zëdhënësi i Pentagonit, Admirali John Kirby thotë se dy ekipet e operacioneve speciale të përbërë nga 40 anëtarë dje filluan të punojnë në Irak.

Ai tha se rreth 90 ushtarë të tjera amerikanë dje u dërguan në Irak nga nga Komanda Qendrore amerikane. Ata u vendosën në kryeqytetin e Irakut, Bagdad për të ngritur një qendër të re për operacione të përbashkëta.

Brenda disa ditëve të ardhshme pritet të arrijnë edhe katër ekipe të tjera ushtarake, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personelit amerikan në Irak në gati 200.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu po bëjnë 30-35 fluturime në ditë mbi Irak për të vëzhguar gjendjen e sigurisë në terren ndërkohë që trupat irakiane luftojnë kundër militantëve.
Përparimi i militantëve suni të grupit Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) ka shkaktuar një krizë në Irak.
XS
SM
MD
LG