Lidhje

Sekretari Hagel viziton Irakun


Kryeministri irakian ka kërkuar intensifikimin e operacioneve amerikane nga ajri kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik, gjatë një vizite të panjoftuar që po zhvillon Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel në Bagdat.

Në fillim të takimit me zotin Hagel, Kryeministri Haider al-Abadi tha se shtimi i goditjeve nga ajri dhe përdorimi i artilerisë do të përshpejtonte përparimin e trupave tokësore irakiane kundër këtij grupi ultra-radikal.

Udhëtimi i zotit Hagel zhvillohet katër muaj pasi Shtetet e Bashkuara filluan fushatën ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak. Goditjet më pas u zgjeruan edhe ndaj bazave të grupit ekstremist në Siri.

XS
SM
MD
LG