Lidhje

OKB bën thirrje për ndalimin e dhunës në Irak


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun u bëri thirrje udhëheqësve të Irakut të trajtojnë shkaqet rrënjësore të rritjes së dhunës në vend.

Militantët e lidhur me Al-Kaidën kanë vënë nën kontroll dy qytete kryesore, ndërsa dhuna mes pakicës suni dhe qeverisë së udhëhequr nga shiitët ka shkaktuar vrasjen e mijëra njerëzve gjatë nëntë muajve të fundit.

Sekretari Ban Ki-mun dje bëri një vizitë të paparalajmëruar në Bagdad ku zhvilloi bisedime me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki. Shefi i OKB-së tha se është veçanërisht i shqetësuar nga përkeqësimi i gjendjes së sigurisë në Irak dhe është i pikëlluar thellë nga vdekja e irakianëve të pafajshëm.

Zoti Ban tha se populli irakian shikon te udhëheqësit e tyre për ato që ai i quajti "përfitime praktike" dhe një "të ardhme më të mirë." Ai tha se është e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit politikë të bashkohen kundër terrorizmit dhe në përpjekjet për stabilizimin e situatës në vend.
XS
SM
MD
LG