Lidhje

Dhjetra të plagosur në Irak


Bombardimet në disa qytete irakiane kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 36 njerëzve dhe plagosjen e 100 të tjerëve.

Bombardimet në disa qytete irakiane kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 36 njerëzve dhe plagosjen e 100 të tjerëve.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në qytetin jugor të Divanijas, ku një kamion bombë në një treg shumë të frekuentuar, shkaktoi vdekjen e të paktën 25 vetëve.

Autoritetet kanë shpallur një ndalim qarkullim në qytetin që ndodhet rreth 150 kilometra nbë jug të Bagdadit.

Ndërkohë dy makina bombë që mesa duket kishin në shënjestër pelegrinë shiitë, shkaktuan vdekjen e të paktën katër personave pranë qytetit qendror të Karbalës.

Bomba gjithashtu shpërthyen në veri të Bagdadit, përfshirë qytetin sunni të Taxhit, ku të paktën dy vetë humbën jetën.

Dhuna në Irak është intensifikuar javët e fundit. Sulmet në qershor kanë shkaktuar vdekjen e 237 vetëve.
XS
SM
MD
LG