Lidhje

Irak: Dhjetra të vrarë nga shpërthime me bomba


Në Iraq sot ka patur disa shpërthime me bombë, në të cilat janë vrarë të paktën 66 persona. Zyrtarët thanë se të paktën 9 shpërthime patën si objektiv disa lagje kryesisht shiite të Bagdadit.

Dhjetra vetë u plagosën në këto sulme. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për dhunën e sotme vdekjeprurëse, që ndoh ndërsa Iraku ndeshet me tensione sektare pas disa muaj me protesta anti-qeveritare të udhëhequra nga grupi suni, kundër qeverisë së drejtuar nga shiitët.

Pakica suni e Irakut i ka akuzuar shiitët në pushtet se arreston anëtarë të këtij sekti dhe se krijon përçarje politike mes grupe të ndryshme fetare.
XS
SM
MD
LG