Lidhje

Të paktën 30 të vrarë nga dhuna në Irak


Autoritetet në Irak thonë se një seri sulmesh me bombë kanë shkaktuar të paktën 30 të vrarë sot, kryesisht në kryeqytetin Bagdad, ndërsa vendi përpiqet të verë nën kontroll dhunën sektare, që është shtuar së tepërmi kohët e fundit.

Shtatë sulme me bombë u njoftuan brenda dhe përreth Bagdadit dhe në to u vranë 23 vetë, ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën. Nuk mori njeri përgjegjësinë për sulmet, që ndodhën si në lagje të banuara nga sunitë, edhe nga shiitët.

Sulme ndodhën edhe në qytetin e Mosulit, ku u vranë të paktën 7 persona.
XS
SM
MD
LG