Lidhje

Iraku fillon operacionin për rimarrjen e Anbarit


Operacioni pasoi pushtimin e Ramadit, kryeqytet i krahinës së Anbarit nga militantët e Shtetit Islamik.

Qeveria irakiane tha se ka filluar një operacion për të rimarrë nën kontroll krahinën perëndimore të Anbarit, e pushtuar kohë më parë nga militantët e Shtetit Islamik.

Njoftimi i së martës, që u publikua na televizioni shtetëror, ndodhi më pak se dy javë pas pushtimit të Ramadit, kryeqytet i krahinës Anbar nga militantët e Shtetit Islamik. Që atëherë, trupat irakiane dhe milicitë pro qeveritare janë grumbulluar në lindje të qytetit duke u përgatitur për një sulm rimarrjeje të krahinës së dominuar nga Sunitët.

Anbar është një zonë shkretëtire që shtrihet nga perëndimi i Bagdadit deri në kufijtë e Irakut me Jordaninë, Sirinë juglindore dhe në veriperëndim të Arabisë Saudite. Grupi Shteti Islamik kontrollon pjesën më të madhe të Anbarit që nga viti i kaluar, përfshirë edhe qytete më të mëdha si Fallujah.

Kryeministri Haider al-Abadi, tha të hënën në një intervistë me BBC-në se Ramadi do të rimerret brenda ditësh dhe se ai beson në aftësitë e forcave irakiane.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden, i telefonoi të hënën kryeministrit Abadi, në një përpjekje për të zbutur marrëdhëniet pasi që sekretari amerikan i mbrojtjes Ash Carter, hodhi dyshimet mbi vullnetin e forcave irakiane që u tërhoqën nga Ramadi, ku u vendosën luftëtarët e Shtetit Islamik.

Shtëpia e Bardhë tha se nënpresidenti Biden riafirmoi mbështetjen amerikane për Iakun në luftën kundër grupit militant dhe vuri në dukje atë që ai e quajti "sakrificë dhe trimëri të jashtëzakonshme", në Ramadi dhe gjithandej Irakut. Ai u zotua se Shtetet e Bashkuara do të përshpejtojnë stërvitjen dhe pajisjen e trupave irakiane.

XS
SM
MD
LG