Lidhje

Irak: Koalicioni diskuton fushatën kundër ISIS-it


Iraku po kërkon më shumë mbështetje nga partnerët e tij në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik

Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi, tha të martën se forcat pro qeveritare nuk po marrin ndihmën e mjaftueshme nga koalicioni ndërkombëtarë për të luftuar militantët e Shtetit Islamik.

Ai i bëri këto komente në Paris para fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të koalicionit për të diskutuar strategjinë e luftë kundër ISIS-it pas përparimeve të këtij grupi militant.

Abadi tha se ka nevojë për më shumë veprime zbulimi dhe se numri i luftëtarëve të huaj që shkojnë në Irak nuk është zvogëluar më gjithë synimet e koalicionit që të pengojnë bashkimin e tyre me grupin Shteti Islamik.

Koalicioni nuk po ofron trupa tokësorë, duke u mbështetur në fushatën e sulmeve nga ajri për të përkrahur forcat pro qeveritare. Sipas të dhënave të Pentagonit, që nga muaji gusht i vitit të kaluar, avionët kanë kryer mbi 4 mijë e 200 sulme në Irak dhe Siri.

Takimi po ndodhë dy javë pasi që grupi Shteti Islamik mori Ramadin, kryeqytetin e krahinës Anbar, rreth 125 kilometra në perëndim të Bagdadit, gjë që e nxiti Abadin të thërras milicitë që të mblidhen në zonë për të filluar një kundërsulm javën e kaluar.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit tha se do të ketë një përqendrim të kryeministrit për të përfshirë luftëtarët nga fiset suni në luftën kundër militantëve në krahinën e dominuar nga sunitët.

Departamenti i Shtetit tha se sekretari amerikan John Kerry, do të marrë pjesë në takim nga distanca pas thyerjes së këmbës në një aksident me biçikletë në Francë dhe do të kthehet në shtëpi për trajtim.

Zëvendës sekretari i shtetit, Anthony Blinken, po drejton delegacionin amerikan në diskutimet që përfshijnë përpjekjet e gjëra disa muajshe për të goditur dhe shkatërruar grupin Shteti islamik, përfshirë edhe bllokimin e financimit.

XS
SM
MD
LG