Lidhje

Irlanda mund të marrë një paketë ndihmash nga BE dhe FMN


Irlanda mund të marrë një paketë ndihmash nga BE dhe FMN
Irlanda mund të marrë një paketë ndihmash nga BE dhe FMN

Guvernatori i Bankës Qëedrore në Irlandë tha se vendi i tij ka të ngjarë të marrë një paketë ndihmash nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në përpjekje për stabilizimin e ekonomisë.

Patrik Honohan i bëri komentet para një takimi sot me zyrtarët e FMN-së dhe të BE-së për sektorin bankar në Irlandë.

Më parë kreu i thesarit britanik David Osborne tha se Londra është e gatshme të ndihmojë Irlandën. Zyrtarët britanikë dhe të BE-së janë të shqetësuar se problemet financiare të Irlandës mund të dëmtojnë ekonomitë e brishta si Portugalia dhe Spanja.

Borxhi i qeverisë së Irlandës mund të arrijë 30 përqind të prodhimit kombëtar pasi Dublini shpëtoi disa banka kombëtare. Frika se Irlanda mund të mos ripaguajë borxhin do të thotë se huadhënësit mund të kërkojnë interesa më të larta për të mbuluar rrezikun.

XS
SM
MD
LG