Lidhje

Referendum në Irlandë


Votuesit irlandezë do të vendosin sot në se do të pranojnë kushtet e marrëveshjes fiskale të BE-së, që lidhet me ndihmën financiare në Eurozonë

Votuesit irlandezë do të vendosin sot përmes referendumit, në se do të pranojnë kushtet e marrëveshjes fiskale të Bashkimit Evropian që lidhet me ndihmën financiare në Eurozonë.

Irlanda e nënshkroi traktatin në mars me shumicën e vendeve anëtare të BE-së. Traktati vendos kufi mbi borxhin dhe deficitin buxhetor.

Por Irlanda është i vetmi vend që do ta hedhë në referendum planin fiskal të BE-së.

Analistët thonë se referendumi pritet të miratohet nga shumica e votuesve irlandezë.

Qeveria irlandeze i ka paralajmëruar qytetarët se dështimi për të miratuar planin e BE-së nuk do të ishte në interesin e vendit, që do të kërkojë ndihmë në korrik, kur fondet do të bëhen të disponueshme.
XS
SM
MD
LG