Lidhje

Reforma bujqësore dhe sfidat e saj


P { margin-bottom: 0.08in; }

Reformat në sektorin bujqësor të Shqipërisë po japin rezultatet e para me dokumentimin e prodhimeve.

Rreth 11 mijë fermerë kanë kërkuar numër identifikimi për biznesin e tyre, për të shitur më lehtë prodhimet e tyre.

Origjina e prodhimit është një nga kërkesat kryesore të Bashkimit Europian.

Brenda një viti reforma bujqësore po sjell sigurim më të lartë në tregje, duke i nxitur bujqit të dokumentojnë burimin e prodhimit.

Rreth 11 mijë fermerë kanë bërë kërkesa për t'u pajisjur me një numër identifikimi të biznesit NIPT, i cili u nevojitet grumbulluesve për të vërtetuar origjinën e mallit.

Pajisja e fermerit me NIPT nuk i sjell atij asnjë detyrim fiskal, por vetëm lehtëson blerjen e prodhimit nga grumbulluesit, that zv.ministrrja e financave Irena Beqiraj.

Ndërsa taksa mbi vlerën e shtuar është e subvencionuar dhe fermeri e shet mallin me çmim të plotë.

Reforma bujqësore mbi shitjen e dokumetuar të prodhimeve bujqësore nisi nga gushti i vitit të kaluar. Të gjithë fermerët që shesin prodhime më pak se 5 mijë dollarë mund të marrin nga drejtoritë rajonale NIPT. Ai vlen vetëm për cilësinë e dokumentave, me të cilat përmirësohet edhe puna e industrisë përpunuese agro-ushqimore.

Fabrikat ushqimore me këtë mënyrë formalizojnë shpenzimet dhe prodhimin e tyre industrial, tha zonja Beqiraj.

Ekspertët vlerësojnë se në dy dekadat e fundit ky është hapi më i rëndësishëm në formalizimin e fermerëve, sepse dokumenton prodhimin nga fusha, deri sa del i përpunuar nga fabrika.

Në këto 8 muaj grumbulluesit deklaruan një rritje të prodhimit të mbledhur rreth 45 milionë usd, rritje e përpunimit nga industria ushqimore 185 mijë dollarë më shumë se një vit më parë.

Importet janë ulur 17 për qind për mishin dhe prodhimet bujësore, ndërsa eksportet janë rritur me 45 për qind.

XS
SM
MD
LG