Lidhje

Irlanda legalizon martesat e homoseksualëve


Irlanda u ka hapur dritën jeshile martesave të homoseksualëve, në referendumin e parë të zhvilluar për të vendosur mbi këtë çështje.

Rezultatet përfundimtare pritet të dalin sot, por sinjalet tregojnë një votë të qartë pro legalizimit të këtyre martesave. Kjo zhvendosje sociale në një vend shoqëri konservatore si ajo irlandeze u realizua dy dekada pasi ky vend vendosi të anulojë ligjin që e cilësonte homoseksualitetin si akt penal.

Vota pro në referendum mendohet se është rezultat i mijëra të rinjve irlandezë me banim jashtë vendit, që erdhën vetëm për të votuar në këtë referendum.

XS
SM
MD
LG