Lidhje

SHBA: Taksat dhe konservatorët


Ish drejtuesi i agjencisë amerikane të taksave thotë se ishte “i habitur dhe i pikëlluar” kur mësoi se grupet konservatore ishin vënë në objektiv të hetimeve special në kohë që ai drejtonte, por i tha një komisioni të Kongresit sot se nuk ishte në dijeni në kohën që kjo po ndodhte.

Douglas Shulman shërbeu si komisioner i Agjencisë Tatimore IRS për më shumë se katër vjet deri nëntorin e kaluar. Kjo ishte një periudhë në të cilën agjencia u kërkoi grupeve konservatore të jepnin shpjegime të hollësishme rreth aktiviteteve të tyre ndërsa kërkonin të përjashtoheshin nga taksat.

Por Shulman tha se "nuk i kishte të gjitha faktet" rreth vënies në shënjestër të grupeve konservatore deri sa lexoi një raport të kohëve të fundit nga një grup vëzhgues i Departamentit të Thesarit.

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë kombëtare dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama, një demokrat në muajt e pare të mandatit të tij të dytë. Vënia në shënjestër e grupeve konservatore ka provokuar një protestë politike nga kundërshtarët republikanë të zotit Obama, por presidenti ka përsëritur se ishte tronditur kur mësoi këtë praktikë.
XS
SM
MD
LG