Lidhje

Irvin Mayfield me albumin “Një letër dashurie për Nju Orlinsin”

  • Isabela Cocoli

Irvin Mayfield me albumin “Një letër dashurie për Nju Orlinsin”

Irvin Mayfield me albumin “Një letër dashurie për Nju Orlinsin”

Muzikanti Irvin Mayfield është trumpetist, kompozitor, këngëtar si dhe ambasador i kulturës së Nju Orlinsit, i cili ka hedhur në treg albumin e tij me titull “Një letër dashurie për Nju Orlinsin”. Në këtë album ai jep emocionet dhe lidhjen që ka me qytetin e tij të lindjes.

“Një letër dashurie për Nju Orlinsin” është disku i fundit muzikor i Irvin Mayfirld. Albumi me këtë titull tregon ndikmin që ky qytet ka patur tek muaizkanti i njohur.

Ai është ndër interpretuesit më të spikatur në këtë qytet. Irvini u nxit nga i ati për të luajtur në trumpetë. Babai i tij, ishte një veteran i ushtrisë amerikane, i cili vdiq gjatë uraganit shkatërrimtar të Kathrinës që goditi Nju Orlinsin 6 vjet më parë. Irvin fitoi një bursë për shkollën e muzikës Xhillard në Nju jork, por më pas ai nisi studimet për muzikën Xhaz në universitetin e Nju orlinsit. Në moshën 20 vjeçare ai hodhi në treg albumin e tij të parë, Los hombres Caliente.

Kënga ‘James Booker” që po e nedjekim në këto momenete, e ka frymëzuar Irvinin që të shkruajë disa ese që i ka përmbledhur në një libër, të shoqëruar me fotografi të realizuara nga fotografi legjendar Herman Leonard. Irvini ia ka kushtuar këtë libër muzikantëve të tjerë, familjes dhe adhuruesve duke thënë: “Nuk është muzika, ushqimi, arkitektura apo arti që e bëjnë Nju Orlinsin qytet të madh, por janë njerëzit “.

Sëfundmi Irvin ka hapur një lokal në qendër të Nju Orlinsit. Në këtë klub do të luhet kryesisht xhaz dhe muzikës tradicionale. Në vitin 2009 ai hapi në lagjen e famshme franceze të qytetit, një lokal muzikor xhaz.

XS
SM
MD
LG