Lidhje

Shteti islamik u pret kokat tetë personave


Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen luftëtarët e grupit terrorist duke ekzekutuar tetë persona

Grupi i shpallur terrorist “Shteti Islamik”, publikoi një video ku shihen luftëtarët e tij duke u prerë kokat tetë personave që ata i përshkruan si mysliman shiit.

Ekzekutimet u tha se janë bërë në provincën Hama të Sirisë. Me sy të lidhur dhe me duar të lidhura prapa, ata u çuan në një fushë ku iu dorëzuan një grupi luftëtarësh. Një person i veshur me uniformë të zezë u shpërndau thikat luftëtarëve para se të vriteshin pengjet.

Videoja është shpërndarë në mediet sociale, ndërsa Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e njeriut me seli në Londër, thanë se videoja duket të jetë autentike.

Një luftërat i “Shtetit islamik” që shihet duke folur ne video, i quajti pengjet si “të pafe të ndyrë”, ndërsa theksoi se fushata ushtarake kundër “Shtetit islamik” vetëm sa do ta forcojë grupin.

Ky grup ka kryer një numër vrasjesh me prerje koke që kur mori nën kontroll pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë gjatë vitit të kaluar. Më herët gjatë këtij muaji, grupi publikoi një video ku shihej ekzekutimi e prerje koke I tre luftëtarëve kurd të njohur si peshmerga.

XS
SM
MD
LG