Lidhje

Eshtrat e Isa Boletinit do vendosen në Vlorë


Ato do të prehen në krah të eshtrave të Ismail Qemalit. Ceremonia do të mbahet më 10 qershor. Vendimi nga qeveria e Tiranës dhe Prishtinës së bashku me familjen Boletini

Qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës vendosën sot që eshtrat e Isa Boletinit, njërës prej figurave kyce të pavarësisë së Shqipërisë, të prehen në Vlorë krah atyre të Ismail Qemalit. Vendimi u mor së bashku me familjen Boletini, përfaqësuesë të së cilës ishin sot në Tiranë në një takim me kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeminisrin e Kosovës Hashim Thaci

“Jemi të bindur se po bëjmë gjënë e duhur për të nderuar këtë figurë të madhe, por nga ana tjetër edhe për t’u përcjellë gjeneratave të rejave mesazhin e forte e të kthjellët, të ëndrrës dhe betejës së përbashkët të këtyre dy baballarëve të Kombit dhe padyshim edhe të Shtetit tonë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Ndërsa zëvendskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaci u shpre se “të dy bashkë ashtu sic e bënë pavarësinë e Shqipërisë, duke u prehur pranë njëri-tjetrit, edhe sot do të dërgojnë mesazhin më të mirë për të ardhmen e kombit shqiptar, duke thënë se do të jemi të gjithë së bashku në Vlorë, Shqipëria Kosova, shqiptarët e Maqedonisë, të Preshevës, të Malit të zi”.

Ceremonia është parashikuar të zhvillohet në qytetin e Vlorës më 10 qershor. Eshtrat e Isa Boletinit do të përshkruajnë të njëjtin itinerar që ai ndoqi në 1912 për t’iu bashkuar Ismail Qemalit për shpalljen e pavarësisë. S

Së bashku me Isa Boletinin do të shkojnë në Vlorë edhe eshtrat e bashkëluftëtarëve të tij të vrarë në të njëjtin moment. Ato do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Vlorë

XS
SM
MD
LG