Lidhje

Stuhia tropikales Isaac shndërrohet në uragan


Qendra Kombëtare e Uraganëve thotë se Isaac ka tani shpejtësinë 120 kilometra në orë, ndërsa i afrohet Gjirit të Meksikës

Qendra Kombëtare e Uraganëve thotë se Isaac është shndërruar në një uragan të shkallës së parë, me shpejtësisë maksimale e erërave arrin në 120 kilometra në orë, ndërsa i afrohet Gjirit të Meksikës.

Meteorologët thonë se uragani mund të depërtojë në Tokë sonte vonë, ose nesër në mëngjes.

Presidenti Obama i bëri thirrje banorëve të zonave që mund të preken nga stuhia të ndjekin me kujdes lajmërimet e zyrtarëve lokalë dhe atyre shtetërorë, sidomos në se jepet urdhëri për evakuim. Presidenti tha se në këto kushte nuk është koha që për të mos u kushtuar rëndësisë paralajmërimeve.

Dje presidenti deklaroi gjendjen e emeegjencës për Luizianën, që në vitin 2005 u shkatërrua nga uragai Katrina. Deklarat e presidentit i hap rrugën financimeve federale për këtë shtet. Isaac, një stuhi tropikale që përparon ngadalë, mund të sjellë me vehte rreshje të shumta dhe të shkaktojë përmbytje në pjesën më të madhe të sheteve bregdetare. Guvernatori i Luizinëas i ka thënë banorëve të rajoneve të ulëta të evakuohen.
XS
SM
MD
LG