Lidhje

Ish bitëllsi Makartni nderohet me çmimin prestigjioz Gershwin

  • Zëri Amerikës

Ish bitëllsi Makartni nderohet me çmimin prestigjioz Gershwin

Ish bitëllsi Makartni nderohet me çmimin prestigjioz Gershwin

Ish-pjesëtari i grupit legjendar Bitëlls, Pol McCartney ishte mbrëmë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti Obama e nderoi me çmimin prestigjioz Gershwin për Muzikën Pop.Ky Çmim jepet nga Biblioteka e Kongresit amerikan.

Zoti Obama tha në fjalimin e rastit se ish-Bitëllsi McCartney "ka ndarë ëndërrrat e tij me publikun amerikan".

Pol McCartney tha se ishte tepër mirënjëhës për çmimin, sidomos ngaqë atë ja dha Presidenti Obama, për të cilin ai ka shprehur gjithmonë hapur simpatinë e tij.

Në ceremoninë e mbrëmshme në Dhomën e Lindore të Shtëpisë së Bardhë pati edhe një koncert, ku u interpretuan këngët më të njohura të Pol McCartneyt, prej atij vetë dhe këngëtarëve të tjerë Stivi Wonder, the Jonas Brothers, Corinne Bailey Rae dhe Faith Hill.

McCartney këndoi edhe këngën "Michelle", duke ju drejtuar në veçanti Zonjës së Parë Michelle Obama.

Ish-Bitëllsi e përfundoi koncertin me këngën "Hey Jude", i shoqëruar nga të gjithë të pranishmit, duke përfshirë edhe familjen Obama, që u ngjit në skenë.

Çmimi Gershwin që ju dha mbrëmë 67-vjeçarit Pol McCartney, ka marrë emrin e vëllezërve George dhe Ira Gershwin, i pari kompozitor dhe i dyti poet, koleksionet e të cilëve ndodhen në Bibliotekën e Kongresit Amerikan. Me këtë çmim janë nderuar më parë këngëtarët Stivi Wonder dhe Paul Simon.

XS
SM
MD
LG